Ndeshja përmbyllëse e turneut ndërkombëtar për femra që u zhvillua në Side të Antalyas për grup-moshën 19 vjeç, u zhvillua sot dhe vashat e Kosovës humbën nga Hungaria me rezultat 0:4, shkruan GazetaAlo
Ishte kjo paraqitja më e mirë e vajzave tona në tri ndeshje sa u zhvilluan në këtë turne, por mungesa e përgatitjes fizike dhe e përvojës bëri që hungarezet të shënojnë fitore, ekip ky që veçse është kualifikuar për rrethin elitë dhe do të jetë në grup me Kosovën edhe në kualifikimet që do të mbahen në tetor për Kampionatin evropian.
Duhet theksuar se Kosova në këtë turne u paraqit me një moshë më të re se sa ekipet kundërshtare që ishin pjesëmarrëse të këtij turneu. Ky turne do t’i shërbejë Shtabit teknik të Kombëtares U19 të gjejë dhe të rrisë formën e ekipit dhe individeve një për një dhe të përgatitet sa më mirë për kualifikimet e tetorit.
Pas ndeshjes deklaruan:
Kushtrim Munishi, përzgjedhës
Me këtë ndeshje kundër Hungarisë e përmbyllëm turneun disaditorë, nga i cili përfituam të shohim gjendjen e ekipit, ndonëse kishim edhe shumë mungesa të futbollisteve që janë të kësaj grupmoshe. E kemi ditur që kundërshtarët janë të forta, të tria ekipet janë kualifikuar për rrethin elitë, por neve më shumë na ka interesuar të shohim gjendjen dhe përformacën e futbollisteve, që të nxjerrim mësimet dhe të shohim çka na duhet e ku na nevojitet me prioritet të përmirësojmë në ekip dhe të përgatitemi sa më mirë për kualifikimet e tetorit. Këto vajza mendojë se fituan edhe një përvojë të mirë.
Anjeza Rexhepi, futbolliste
Ishte lojë e mirë. Patëm një paraqitje të mirë dhe qarkulluam me top mirë dhe
bashkëvepruam, por mjerisht morëm gola nga pakujdesia e jonë. Sikur hutoheshim në momente dhe vepronim në panik, gjë që na ndëshkuan hungarezët që sa i përket cilësisë ishim të barabarta.
Sonita Cenaj, fubolliste
Kishim lojëra të forta. Luajtëm mirë e bashkëpunuam. Dhamë gjithçka nga vetja, por disa golat binin nga rastet që pak apo hiq nuk premtonin. Ne do të punojmë në vazhdim dhe kemi ekip të mirë, që i duhet edhe përvoja.
Kosova – Hungaria 0:4 (0:2)
Fusha e Futbollit Side.
Shikues: disa dhjetëra
Gjyqtare: S.Han Sal, O. Balkiç, M. Ozdemir e Y. Aydin.
Shënuese: Bodai(22), Pusztal(32), Dorner(65 e 73) për Hun.
Kosova U19: Podvorica, Hyseni(Shabani), Zhabari, Emerallahu, Rexhepi(Thaqi), Cenaj, Shala, Krasniqi(Ramdani), Olluri(Leka), Stuja(Redzaj) e Zeqiri(Fejza).
Hungaria:Egri, Kovacs, Janosi(Nagy), Kovals(Pintye), Szabo, Gyoork(Varadi), Dorner, E. Kovazcs(Giolti), Adam, Digssy(Bachter), Bodai. /GazetaAlo