Fjalë Kyçe

Kosovën s’e pranoi, Magath merr drejtimin e skuadrës nga Bundesliga

Kosovën s’e pranoi, Magath merr drejtimin e skuadrës nga Bundesliga

Trajneri i njohur gjerman, Felix Magath, është rikthyer në krye të një skuadre në Bundesligë pas dhjetë vjetëve.

Klubi i Hertha Berlinit ka njoftuar sonte zyrtarisht për arritjen e marrëveshjes me trajnerin në fjalë.

Kujtojmë se 68-vjeçari ishte kërkuar shumë nga Federata e Futbollit e Kosovës për ta zëvendësuar Bernard Challandesin.

Mirëpo, Magath kishte refuzuar mundësinë që ta udhëheq Kosovën.

“Kam biseduar me përfaqësuesit nga Kosova. Aty ka njerëz të përkushtuar. Unë gjithashtu do të shkoja përsëri në Kinë. Unë i di kufijtë e mi si trajner, por e di që jam ende në gjendje të ndihmoj skuadrat”, kishte deklaruar gjermani, pas refuzimit të ofertës së FFK-së, transmeton express.

Pasi dështoi ish-trajneri i skuadrave të njohura gjermane dhe jo vetëm, Federata e Futbollit e Kosovës në shkurt të këtij viti zyrtarizoi francezin, Alain Giresse, në pozitën e selektorit.

Felix Magath gjatë karrierës së tij ka drejtuar këto skuadra: Hamburg, Nurnberg, Werder Bremen, Eintracht Frankfurt, Stuttgart, Bayern Munich, Wolfsburg, Schalke, Fulham dhe së fundmi ishte trajner te skuadra kineze, Shandong Luneng.