Fjalë Kyçe

KOST po vazhdon punimet intensive në Prishtinë, kërkojnë mirëkuptim nga qytetarët për mungesë të rrymës

KOST po vazhdon punimet intensive në Prishtinë, kërkojnë mirëkuptim nga qytetarët për mungesë të rrymës

KOST ka bërë të ditur se me kapacitete dhe përkushtim të plotë,  ekipet e saja të mbështetur nga ekipet e KEDS po vazhdojnë me punë intensive në Nënstacionin 110/10 kV Prishtina 2, duke larguar kabllot e dëmtuara, pastrimin e kanaleve, si dhe shtrirjen dhe montimin e 12 kabllove të reja për të mundësuar kyçjen e transformatorit TR3.

Aktualisht konsumatorët e lagjeve Bregu i Diellit, një pjesë e Mati 1 dhe një pjesë e Velanisë  janë pa furnizim me energji elektrike.

“Lusim qytetarët për mirëkuptim dhe durim deri në përfundimin e punimeve me qëllim që të sigurohet furnizim i qëndrueshëm dhe stabil nga Nënstacioni Prishtina 2, gjatë sezonit të dimrit”, thuhet ndër të tjera në një noftim të KOST-it.