Mbrojtësi i Napolit, Kalidou Koulibaly mbetet synimi kryesor i trajnerit te Manchester Unitedit, Jose Mourinhos.
Sipas medieve britanike, tekniku portugez këmbëngul që gjatë muajit janar, ta blejë njërin ndër mbrojtësit më të mirë në Evropë.
Mourinho synon që gjatë afatit kalimtar të janarit, ta përforcojë repartin e mbrojtjes, dhe Koulibaly mësohet se është në krye të listës së portugezit.
Manchester United raportohet se tashmë ka kontaktuar agjentin e futbollistit te Napolit.
“Djajtë e Kuq” janë duke përgatitur një super-ofertë për Kalidou Koulibaly, të cilin synojnë ta ‘rrëmbejnë’ gjatë këtij dimri.