Ylli televiziv ka ngritur temperaturat me paraqitjen e fundit në rrjete sociale.
Motra e madhe e yjeve televizive, Kourtney Kardashian, së fundmi ka provokuar fansat me paraqitjen në rrjeten sociale, shkruan lajmi.net.
Ylli televiziv së fundi ka hyrë në profilin e Instagramit për të ndarë disa fotografi me ndjekësit e saj ku shihet e veshur me ngjyrën rozë në raste të ndryshme.
Ajo publikoi fotografitë e shumta në të cilën shihet edhe me motrat e njohura në shoqërinë e tyre duke kaluar kohë cilësore.
Kourtney tregoi figurën e saj joshëse përmes imazheve të postuara, linja këto të cilat i mirëmban përmes ushqimit organik dhe ushtrimeve në palestër që bën.
Ajo pranoi mijëra komente pozitive për publikimin, duke marrë komplimente për bukurinë e saj natyrale dhe stilin e veshjes.