Fjalë Kyçe

Kovac beson te titulli: Do ta kapim Dortmundin

Kovac beson te titulli: Do ta kapim Dortmundin

Tashmë te Bayern Munich nuk mund të flitet më për një klan kundër trajnerit Niko Kovac.

Kroati i shpëtoi shkarkimit falë një ecurie shumë pozitive në ndeshjet e fundit. Edhe pse diferenca me Dortmundin krysues në klasifikimin e Bundesligës vazhdon të mbetet 9 pikë, Kovac u shfaq shumë i kënaqur pas suksesit që Bayerni i tij arriti me shifrat 0-4 në fushën e Hannover 96, duke e cilësuar këtë sfidë si paraqitjen më të mirë sezonale.

“Dua të falënderoj skuadrën për këtë paraqitje, për këtë fitore dhe kënaqësinë që më dha të shihja një ekip perfekt në fushë. Pas barazimit 3-3 ndaj Ajax nuk ishte e lehtë, për treguam se jemi një ekip me karakter dhe që gjithnjë luan për fitore. Bëmë një ndeshje shumë të mirë si fizikisht ashtu dhe psikologjikisht. Dominuam për 90 minuta, krijuam dhe shënuam shumë gola, ndaj e merituam fitoren”, tha ai.

Kovac ka besim te titulli kampion dhe nuk dorëzohet për asnjë moment.

“Nëse luajmë kështu gjithnjë kjo diferencë mund të ngushtohet në javët në vijim. Duhet ta mbyllim këtë vit me fitore, duke vënë në presion rivalët. Kjo skuadër ka shumë për të dhënë, ndaj jam i bindur se mund t’ia dalim mbanë”, theksoi Kovac.