Fjalë Kyçe

Kovacic: Modric mund të luajë deri në moshën 40 vjeçare

Kovacic: Modric mund të luajë deri në moshën 40 vjeçare

Mateo Kovacic nuk ka kursyer lëvdatat për yllin e Real Madrid, Luka Modric.

Anëtari i Chelsea, Kovacic do ta ketë kundërshtar bashkëkombësin e tij, Modric, në kuadër të Champions League.

Dyshja do të përballen edhe një herë në kuadër të çerekfinales, pas ndeshjes së parë në ‘Stamford Bridge’. Kjo nuk e pengon Kovacic që të shfaqë respektin e tij maksimal ndaj një herë fituesit të Topit të Artë, Luka Modric.

“Ishte mirë por edhe e vështirë sepse ishim duke humbur dhe asnjëherë nuk është mirë kur je duke humbur një ndeshje. Por, ishte mirë të shihja atë dhe të luaja kundër tij”, ka thënë Kovacic, i pyetur për ndjenjën që të luante kundër Modric, transmeton lajmi.net.

“Është e vështirë ta ndalësh atë, sepse është i shkëlqyer. Sigurisht, është kroat dhe e admiroj që kur isha fëmijë. Është profesionist dhe e shoh të luajë edhe për tri apo katër vite të tjera në këtë nivel”, shtoi mes tjerash kroati i Chelsea.

Chelsea synon përmbysjen në ‘Santiago Bernabeu’ pas humbjes 1:3 në ndeshjen e parë në ‘Stamford Bridge’.