Fjalë Kyçe

KPM-ja largon kanalet ruse nga platformat televizive në Kosovë

KPM-ja largon kanalet ruse nga platformat televizive në Kosovë

Komisioni i Pavarur i Mediave vendos për largimin e përkohëshëm nga transmetimi të të gjitha kanaleve me origjinë nga Federata Ruse.

“Me qëllim të parandalimit të propagandës dhe mbrojtjes së sigurisë publike në Republikën e Kosovës, Komisioni i Pavarur i Mediave ka marrë vendim të Urdhërojë të gjithë operatorët e shpërndarjes që përkohësisht t’i largojnë nga transmetimi kanalet me origjinë nga Federata Ruse, me qëllim të parandalimit të propagandës dhe mbrojtjes së sigurisë publike në Republikën e Kosovës.”, thuhet në njoftim e KPM-së në Facebook.

Tutje thuhet se qëllimi i këtij vendimi është parandalimi i propagandës dhe mbrojtjes së sigurisë publike në Republikën e Kosovës dhe jo pengimi dhe cenimi i lirisë së fjalës dhe lirisë së medias.