Fjalë Kyçe

KQZ bën të ditur sa aplikacione nga diaspora pranuan deri më sot

KQZ bën të ditur sa aplikacione nga diaspora pranuan deri më sot

Sot në ora 18:00 përfundon periudha e aplikimit për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës.

Deri sot në Komisionin Qendror Zgjedhor janë pranuar me dhjetëra mijëra aplikacione për t’u regjistruar si votues jashtë vendit.

Kjo është bërë e ditur nga zëdhënësi i Komisionit Qendror Zgjedhor, Valmir Elezi.

“Shërbimi votues është duke u marrë intesivisht me regjistrimin dhe verifikimin e tyre. Deri më tani në sistem janë futur rreth 20 mijë aplikacione për regjistrim. Prej tyre janë aprovuar rreth 14 mijë. Sipas të dhënave që kemi nga shërbimi votues deri në ditën e kaluar kanë qenë rreth 102 mijë emaila të pahapura”, tha Elezi.

Ai poashtu deklaroi se duhet pasur parasysh se ky numër i raportuar për aplikacione për të cilat është bërë futja e të dhënave është shifër e cila mund të pësojë ndryshime, sepse mund të ndodhë që për të njëjtin person të kenë më shumë se dy aplikacione për regjistrim.

“Pastrimi i bazës së të dhënave do të bëhet për të evituar aplikacionet që erdhën nga më shumë se dy apo tri herë”, shtoi ai