Fjalë Kyçe

KQZ-ja çorienton votuesin jashtë vendit, ia aprovon regjistrimin për zgjedhjet e 6 tetorit 2019

KQZ-ja çorienton votuesin jashtë vendit, ia aprovon regjistrimin për zgjedhjet e 6 tetorit 2019

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka filluar të pranojë kërkesat mërgimtarëve që duan të marrin pjesë në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Përmes një njoftimi me e-mail, KQZ-ja ia ka aprovuar kërkesën votuesit jashtë vendit për votim, por duke e çorientuar atë. Në aprovim, KQZ-ja i ka thënë se i është aprovuar kërkesa për votim në zgjedhjet që janë mbajtur para një viti e gjysmë gati – 6 tetor 2019.

“Kemi kënaqësinë të ju njoftojmë se, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Republikës së Kosovës ka aprovuar kërkesën tuaj për regjistrim, si votues nga jashtë Republikës së Kosovës, në programin e Votimit jashtë vendit, për Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, që do të mbahen me datën 6 tetor 2019”, thuhet në e-mailin e KQZ-së dërguar mërgimtarit, e të cilin e ka siguruar KOHA.

Me vendimin e fundit të KQZ-së, të gjithë votuesit jashtë vendit që aplikojnë për votim me postë, do të kontaktohen me telefon më pas. Ata që nuk lajmërohen në thirrjet e KQZ-së do të humbasin të drejtën e votës. Kjo ka shkaktuar pakënaqësi të mëdha.