Fjalë Kyçe

KQZ-ja dënon dy parti politike me 750 euro, dorëzuan me vonesë formularët e azhurnimit

KQZ-ja dënon dy parti politike me 750 euro, dorëzuan me vonesë formularët e azhurnimit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka dënuar me 750 euro dy parti politike që kanë dorëzuar me vonesë formularët e azhurnimit.

Në mbledhjen e mbajtur të enjten KQZ-ja ka marr vendim që Partia Kosovskih Srba të gjobitet me 250 euro, ndërkaq Partia Kosova Adalet Türk Partisi u dënua me 500 euro.

Këtë e propozoi Besnik Buzhala, drejtor i zyrës për regjistrim, certifikim dhe kontrollin financiar për subjekte politike.

Sipas KQZ-së nga 50 parti politike të regjistruara në Kosovë, 46 parti politike kanë dorëzuar formularët me të dhënat e përditësuara brenda afatit; 2 parti politike të tjera me disa ditë vonesë dhe 2 parti politike nuk kanë dorëzuar ende këtë raport.

“Në bazë të rregullores 1 për 23 të gjitha partitë të regjistruara obligohen më së voni deri më datën 31 janar të dorëzojnë në zyre formularin për azhurnimit mujore. Nga 50 parti politike të regjistruara gjithsej 46 parti politike kanë dorëzuar formulari nga data 3 deri më 31 Janar. 2 parti kanë dorëzuar formularin pas datës 31 Janar ndërsa 2 parti politike nuk kanë dorëzuar. Andaj lidhur me këtë zyra rekomandon që për partinë e regjistruar Kosovskih Srba, e cila e ka dorëzuar formularin me datën 5 shkurt 2024, t’i shqiptohet gjobë prej 250 euro ashtu siç përcaktohet në rregullore. Ndërsa për partinë politike Kosova Adalet Türk Partisi, t’i shqiptohet gjobë prej 500 euro”, u shpreh Buzhala. / KP