Fjalë Kyçe

KQZ-ja do të rinumërojë 494 vendvotime

KQZ-ja do të rinumërojë 494 vendvotime

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen që po mbahet aktualisht ka vendosur t’i rinumërojë 494 vendvotimeve. Kjo do të bëhet kryesisht për shkak të problemeve të auditimit.

KQZ-ja i ka ndarë në katër kategori vendvotimet të cilat do të rinumërohen, për arsye të mospërputhjeve të formularëve të rezultateve.

Në vijim janë kategoritë e ndara nga KQZ-ja:

1. Gabimi në bartjen e votës, pasi janë bartur votat gabimisht në subjektet politike dhe nuk kanë arritur ta kalojnë auditimin.
2. Gabimi në bartjen në formularët e rezultateve të kandidatëve, për shkak që numri i votave ishte i paqartë
3. Kandidati ka më shumë vota sesa subjekti politik
4. Kur subjekti ka vota, ndërsa kandidati nuk ka vota dhe anasjelltas.