Fjalë Kyçe

KQZ-ja publikon shifrat e reja, ja rezultati

KQZ-ja publikon shifrat e reja, ja rezultati

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar rezultatet preliminare të zgjedhjeve të së dielës, pas procesimit të votave të rreth 98.97 për qind të vendvotimeve.

Sipas shifrave Lëvizja Vetëvendosje kryeson me 40.80 për qind të votave apo 338 mijë e 541 vota. PDK-ja gjendet e dyta me 22.16 për qind të votave apo 183 mijë e 925 vota. Ndërsa LDK-ja është e treta me 17.59 për qind të votave apo 145 mijë e 995 vota.

Koalicioni AAK-Nisma-Konservatorët dhe Intelektualët gjenden në vendin e katërt me 7.46 për qind të votave apo 61 mijë e 866 vota.