Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot do të certifikojë rezultatet e zgjedhjeve të 9 shkurtit.
Mbledhja do të nisë në ora 16:00.
Në rend dite është edhe zëvendësimi i të zgjedhurve që kanë hequr dorë nga pozita e deputetëve.
KQZ certifikon rezultatet sot pasi Supremja rrëzoi të gjitha ankesat që ishte duke i shqyrtuar.
Sipas rezultateve përfundimtare LVV me Albin Kurtin ka marrë 396 mijë e 387 vota apo 42.30 %; PDK me kandidat për kryeministër Bedri Hamzën ka marrë 196 mijë e 474 vota apo 20.95 %; LDK me Lumir Abdixhikun ka marrë gjithsejtë 171 mijë e 357 vota apo 18.27 %; AAK-NISMA ka marrë 66 mijë e 256 vota apo 7.06 % dhe Lista Serbe ka marrë 39 mijë e 915 vota apo 4.26 %.