Fjalë Kyçe

KQZ-ja sqaron pse ka sa votues aq banorë

KQZ-ja sqaron pse ka sa votues aq banorë

Gjatë ditës së sotme është bërë publik numrin e saktë të votuesve për zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit.

Komisioni Qendror Zgjedhor, sqaron pse lista e votuesve përkon me numrin e banorëve.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, tha për Ekonomia Online se në regjistrim dhe në vlerësim të popullsisë përfshihen vetëm banorët rezidentë.

“Në listën e votuesve përveç votuesve që jetojnë në Kosovë përfshihen edhe votuesit që jetojnë jashtë vendit, ndërsa në regjistrim dhe në vlerësim të popullsisë përfshihen vetëm banorët që jetojnë brenda vendit, rezidentët”, tha ai.

Në zgjedhjet e 6 tetorit të drejtë vote kanë 1 milion e 972 mijë e 466 votues, ndërsa mbi 33 mijë janë larguar nga lista.