Fjalë Kyçe

KQZ: Rinumërimi i rreth 500 vendvotimeve planifikohet të përfundojë të premten

KQZ: Rinumërimi i rreth 500 vendvotimeve planifikohet të përfundojë të premten

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shtuar kapacitetet në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR), ndërsa rinumërimi i 500 vendvotimeve planifikohet të përfundoj deri të premten.

Lajmin për Telegrafin e bëri të ditur zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

Sipas tij, nga 28 tavolina numërimi tani janë 40 sosh.

Kjo siç tha Elezi është bërë me qëllim që KQZ-ja të shpall sa më shpejt rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 14 shkurtit.

“Rinumërimin e rreth 500 vendvotimeve planifikojmë ta përfundojmë deri të premten”, ka thënë Elezi.

Ndryshe, KQZ-ja ka refuzuar mbi 11 mijë fletëvotime nga diaspora.

“Në 35 vendvotime ka bartje të gabuar të votave, në gjashtë vendvotime ka gabime në bartjen në formularët e rezultateve të kandidatëve, për shkak që numri i votave ishte i paqartë. Në 370 vendvotime kandidatja apo kandidati kanë më shumë vota se subjekti politik, dhe në 83 vendvotime tjera subjekti ka vota dhe kandidati jo”, është thënë një ditë më parë nga Elezi.