E mbijetuara e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, Vasfije Krasniqi ka kujtuar 14 prillin e vitit 1999 kur ishte rrëmbyer me forcë dhe ishte dhunuar në mënyrë barbare nga forcat serbe.
Ajo thotë se 14 prilli ka përcaktuar fatin e saj, e që kurrë do ta harrojë zotimin për drejtësi.
Në këtë 14 prill Krasniqi që njëherit është edhe deputetet e Kuvendit të Kosovës shprehet se Serbia do të mbahet përgjegjëse për krimet që ka kryer.
“Bota ka për të dëgjuar atë që ka ndodhur me djemtë e vajzat, me burrat dhe gratë gjatë viteve 1998-99, dhe një gjë është e sigurt se Serbia do të mbahet përgjegjëse për krimet që ka kryer! Është 14 prilli që ka përcaktuar fatin tim, e unë kurrë nuk do të harroj zotimin tim për drejtësi”, ka shkruar Krasniqi.
Një vit më parë nga presidentja Vjosa Osmani, sot 14 prill në Kosovë shënohet Dita e të Mbijetuarave të Dhunës Seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë. Kjo datë përkon me ditën e rrëmbimit të Vasfije Krasniqit nga forcat serbe.
Më 14 prill të vitit 1999, Vasfije Krasniqi u rrëmbye me forcë dhe u dhunua në mënyrë barbare nga forcat serbe.
Llogaritet që në tërë vendin janë edhe 20 mijë të mbijetuar të dhunës seksuale në tërë vendin./kp