Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, e ka përshëndetur kandidatin e këtij subjekti për kryetar të Prishtinës, Uran Ismailin, për angazhimin e tij për zgjedhjet e 17 tetorit.
Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi u shpreh se Ismaili në këto zgjedhje i dha kryeqytetit zemër dhe dashuri, për të frymëzuar mijëra qytetarë për të parë Prishtinën si shtëpi e mundësi për të ardhme.
Postimi i plotë:
Uran Ismaili gjithmonë e ka dashur me zemër Prishtinën. Në këto zgjedhje ai i dha kryeqytetit zemër dhe dashni, duke frymëzuar mijëra qytetarë, për ta parë Prishtinën jo vetëm si komunë, por si shtëpi, si mundësi e si të ardhme.
Me vullnetin e tij të madh, ai ka rrezatuar lidhjen që i duhet qytetit me politikën, ku që të dyja janë në funksion të qytetarit. Ai është fituesi i zemrave dhe respektit të qytetarëve të Prishtinës, duke
u bërë model për të ardhmen që ne do ta ndërtojmë, sepse vërtetë Urani na dëshmoi se Prishtina na bashkon.
Falemnderit Uran që i dhe shpirt e ngjyra qytetit tonë! 💙