Drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar (SHSKUK), Valbon Krasniqi, ka vizituar Klinikën Emergjente, për t’u informuar për gjendjen e të lënduarve të sotëm në Mitrovicë.
Krasniqi nga dr. Gëzim Mustafa, u njoftua se 4 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Klinikën Emergjente dhe që të gjithë janë jashtë rrezikut për jetë, njofton SHSKUK.
Drejtori Krasniqi, ka falënderuar stafin mjekësor për kujdesin e treguar, derisa të lënduarve ju ka dëshiruar shërim të shpejtë.
Ai para medieve deklaroi, se pas ofrimit të kujdesit shëndetësorë, ekzaminimeve diagnostike dhe radiologjike, të gjithë janë liruar për në shtëpi.