Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, e ka quajtur kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, mashtrues dhe zhvatës.
Krasniqi tha se nga 1 qershori deri më 31 gusht 2022 në Kosovë kanë hyrë më shumë se 222 mijë vetura me mërgimtarë.
Nga to, sipas tij, rimbursimin e polisës së sigurimit e kanë marrë vetëm 8 mijë e 845 prej tyre.
Ai tha se ka ndodhur për shkak të procedurave burokratike që ka vendosur qeveria.
“Kur nuk ka nevojë për votën e tyre, ky është trajtimi dhe mendimi i vërtetë i Qeverisë së Albin Kurtit për mërgimtarët. Injorimi në kërkesa, mashtrimi në premtime dhe zhvatja e pasurisë së tyre” – tha Krasniqi.