Fjalë Kyçe

Krasniqi: Kurti është vetëm kujdestar i Qeverisë

Krasniqi: Kurti është vetëm kujdestar i Qeverisë

Memli Krasniqi nga Partia Demokratike e Kosovës pas mbledhjes së Qeverisë ka thënë se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, është kujdestar i Qeverisë derisa të formohet Qeveria e re.

“Kryeministër e ka emrin por ai vetëm është kujdetsar i Qeverisë derisa të formohet Qeveria e re që ka me pas një kryeministër të vërtet.

E kryeministri i vërtet është ai që ka 61 vota të deputetëve dhe ky nuk i ka.Një kryeministër i cili është  i dorëhequr apo shkarkuar duhet të merret vetëm me cështjet të cilat kanë të bëjnë me minimumin e nevojshëm të kapacitetit ekzekutiv”, ka thënë ai.

Sot është vendosur që të martën të mbahet seanca e jashtëzakonshme e propozuar nga PDK-ja për Pakon Emergjente.