Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë kryeministri Albin Kurti sot ka treguar se kurrë nuk do të bëhet lider.
Ai ka thënë se këtë e ka dëshmuar nga ndëshkimi diskriminues për të gjithë mësimdhënësit, përmes ndalesës joligjore të pagave, e deri te videoja propaganduese për të nxitë edhe më shumë urrejtje e ndasi.
Ai ka thënë se Kurti do të mbetet vetëm një përçarës kronik.
“Kryeminstri është kryemashtruesi i Kosovës. Shumë shpejt i doli boja”, ka shkruar ai.