Fjalë Kyçe

Krasniqi: Me Ferit Idrizin do të ketë transformim të Vushtrrisë

Krasniqi: Me Ferit Idrizin do të ketë transformim të Vushtrrisë

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka vizituar Vushtrrinë ku është takuar me kandidatin e PDK-së për kryetar, Ferit Idrizin. Krasniqi ka uruar Idrizin për sukesin e arritur në zgjedhje.

“Në Vushtrri, me kryetarin në ardhje të kësaj komune, Ferit Idrizin, takuam asamblistët e Partisë Demokratike të Kosovës, të cilët i urova për suksesin e arritur në këto Zgjedhje Lokale dhe me ta diskutuam për angazhimin e mëtejmë për zhvillimin dhe transformimin e Vushtrrisë, pas katër vitesh ngecje dhe degradim në këtë qytet, si pasojë e keqqeverisjes”, ka shkruar Krasniqi.

Ai ka thënë se me rikthimin e PDK-së në Vushtrri do të rikthehet perspektiva për qytetarët e komunës.

“Me rikthimin e Partisë Demokratike të Kosovës në Vushtrri do të rikthehet edhe perspektiva për të gjithë qytetarët e kësaj komune, pa dallime partiake, të cilët duan një qeverisje zhvillimore, transformuese, transparente dhe gjithëpërfshirëse. Zotimet e kryetarit Ferit Idrizi për të bashkëqeverisur me qytetarët, për të krijuar vende pune për gratë dhe të rinjtë në veçanti, për ta ndalur korrupsionin në Vushtrri, do të jetësohen në katër vitet e ardhshme”, ka thënë Krasniqi.