Fjalë Kyçe

Krasniqi – Osmanit: E dhimbshme të jesh Kryetare pa parti

Krasniqi – Osmanit: E dhimbshme të jesh Kryetare pa parti

Arbëresha Krasniqi nga Nisma Socialdemokrate ka nxitur debat me t’i dhënë fjalën në Parlament, nga Kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani.

Ajo gjeti veten në një argument me Osmanin, e cila që në fillim e cilësoi Krasniqin si deputete pa grup parlamentar.

”Një deputete pa grup parlamentar e kemi për momentin”, është shprehur Osmani.

”Kështu figuroni në shkresën që e kam unë, të cilën se bëjë unë por administrata”.

Megjithatë i menjëhershëm ishte reagimi i saj  duke i thënë Vjosa Osmanit që ende nuk e di nëse është pjesë e LDK-së ose jo.

”Deputete nga radhët e Nismës. Tash nuk e di a jeni LDK ju apo qysh me ja bë kësaj pune. Nëse të pengon emri i Nismas Socialdemokrate munde me thanë emrin dhe mbiemrin.Na jemi parti Socialdemokrate, për mu më e pranueshme është për mua si deputete pa grup, por jo si Kryetare pa parti. Disi është më e dhimbshme kjo far pune”, u shpreh ajo.