Fjalë Kyçe

Krasniqi: Qytetarët s’mund të thërrasin numrat emergjent nëse vazhdon bllokimi i llogarive

Krasniqi: Qytetarët s’mund të thërrasin numrat emergjent nëse vazhdon bllokimi i llogarive

Halil Krasniqi, drejtor teknik në Telekom, ka thënë se qytetarët s’mund të thërrasin numrat emergjent nëse vazhdon bllokimi i llogarive.

“Nuk e kemi prit, por sot na u kanë blloku llogaritë nga Dardafon, i njohur për publikun si Z-Mobile. Është agresioni më i madh që u është bërë aseteve publike të Kosovës pas luftës. Dëmet nga ky bllokim janë të trefishta: Së pari kemi dëmet e drejtpërdrejta që Telekomi ka nga këto bllokime, që do të mos operimi nga kjo bllokadë. Ne nuk mundemi për asnjë moment, është çështje ditësh kur ne nëse vazhdon kështu, kur ne s‘kemi me mujtë me ofru shërbime jo vetëm ndaj konsumatorëve por edhe institucioneve të shtetit”, ka thënë ai.

Sipas tij kjo nuk mund të vazhdojë ndoshta as për dhjetë ditë.

“Nëse ato të hyra bllokohen, s’mundemi me e mirëmbajtë buxhetin. Kemi nevojë për përdorime të përditshme dhe dëmet nga këto janë të mëdha. Por, përveç mos mundësisë me ofru shërbime, dëmi pastaj është që e kanë partnerët. E kemi fjalën për të gjithë operatorët ekonomikë, shembull i kemi 15 milionë euro borxhe 808 kontraktorëve. Pastaj 600 mijë euro ne i paguajmë për çdo muaj Postës së Kosovës për qeranë”, ka thënë Krasniqi.

Tutje ai ka theksuar se Posta e Kosovës bashkë me të gjitha shërbimet e veta varet direkt nga ne, nuk mund të funksionojë pa këto të hyra.

“Pastaj ne paguajmë çdo nga 500 familje që në total është një vlerë rreth 200 mijë euro janë qera të ndryshme, të antenave që i kemi aty. Pastaj ne i paguajmë 350 mijë euro në muaj TVSH shtetit, pastaj paguajmë 150 mijë euro tatim shtetit për të ardhurat e punëtorëve tanë. Këto janë dëmet që të tjerët i kanë nga bllokimi i këtyre xhirollogarive”, ka thënë ai.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.