Anëtari i PSD-së, Frashër Krasniqi, ka thënë se Policia e Kosovës po gënjen kur po thotë se e kanë kërkuar në banesë Dardan Molliqajn, e kur nuk e kanë gjetur ia kanë lënë ftesën për paraqitje të stacion aty.
Molliqaj u arrestua para futjes në studion e emisionit Pressing për protestën e mbajtur të shtunën. Por Kuçi thotë se ai nuk e ka goditur policin. Policia ka lëshuar komunikatë ku ka shpjeguar përse është arrestuar ai, ndërsa Krasniqi nuk pajtohet me këtë kumtesë.
“Është rrenë që po thonë se i kanë dërguar fletëarrest Dardan Molliqajt. Është rrenë e kulluar”, tha Krasniqi në Pressing në T7.
Tutje ai tha se aktivisti i PSD-së, Adem Megjuani, është arrestuar edhe pse vetëm ishte ftuar për paraqitje në Polici.
“Ai shkoi në Polici pasi ishte thirrur për intervistim. Por ai aty u arrestua”, shtoi ai.