Fjalë Kyçe

Krasniqi reagon për arrestimin e Molliqajt, ka disa fjalë për Vetëvendosjen

Krasniqi reagon për arrestimin e Molliqajt, ka disa fjalë për Vetëvendosjen

Për arrestimin e Dardan Molliqajt, bashkëpartiakut të tij ka reaguar edhe deputeti i PSD-së, Frashër Krasniqi.

Krasniqi, përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, ka shkruar se ju kanë thënë që PSD është bashkë me pushtetin, ndërsa sot kur pushteti po i arreston vetëm anëtarët e PSD-së, për protestat që i kishim bërë bashkë në VV, çka me ju thënë atyre?

Ai pyet se pse e arrestuan bash dhe vetëm Dardan Molliqajn?, shkruan Gazeta Alo.

Postimi i tij i plotë:

“Na thanë që ju PSD jeni me pushtetin. Sot kur pushteti po i arreston vetëm anëtarët e PSD-së për protestat që i kishim bërë bashkë në VV, çka me ju thënë atyre? Pse e arestuan bash dhe vetem Dardan Molliqajn?

Edhe pushteti, edhe subjektet e tjera, po shihet që problemin më të madh e kanë me PSD-në. Sepse është subjekti i vetëm që me politika alternative e sfidon pushtetin, kurse me qasje progresive i vë në pah mangësitë e opozitës”,ka shkruar Krasniqi./Gazeta Alo/