Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka votuar sot në kuadër të Komunës së Prishtinës.
Bashkë me bashkëshorten, Krasniqi shfrytëzoi të drejtën për votë në qendrën e votimit në shkollën “Hasan Prishtina”.
Me këtë rast, Memli Krasniqi tha se edhe sot në këtë raund të dytë të zgjedhjeve votuan në Prishtinë.
“Sepse besojmë se është obligim i të gjithëve dhe pavarësisht se kush e ka vazhduar garën, mendoj se qytetarët duhet të dalin në mënyrë sa më masive që të japin verdiktin e tyre se kush dëshirojnë të udhëheq në 4 vitet e ardhshme. Besoj se zgjedhjet lokale janë zgjedhjet për qytetarët dhe jo për politikanë.Është e rëndësishme që të kemi votim dhe pjesëmarrje më të madhe të qytetarëve në mënyrë që mandatet të kenë parasysh kërkesat dhe nevojat e qytetarëve dhe familjeve të tyre”, tha Krasniqi, shkruan lajmi.net.
Tutje ai tha se është një ditë e bukur edhe pse në vjeshtë, e shpreson se do të jetë një ditë e shkëlqyeshme edhe për demokracinë.
“Shpresoj se prej këtu e tutje do të kemi vërtetë institucione lokale që do të bëjnë më të mirën për qytetarët tanë”,shtoi ai.