Fjalë Kyçe

Krasniqi thotë se në PDK nuk është diskutuar futja në Qeverinë Hoti

Krasniqi thotë se në PDK nuk është diskutuar futja në Qeverinë Hoti

Deputeti i PDK-së, Memli Krasniqi në DESKU të KTV-së ka thënë se nuk është diskutuar ndonjëherë për përfshirjen e partisë së tij në Qeverinë Hoti.

“Nuk kemi diskutuar për përfshirjen e PDK-së në qeveri, nuk mendojmë që është për neve prioritet ajo çështje. Dhe e dimë po ashtu që do të ketë një moment kur duhet të mendojmë për zgjedhje”, ka thënë ai.

Ai është pyetur për arsyet se përse partia e tij nuk po futet në qeveri.

“Realisht, kur më kanë pyetur herën e parë për këtë çështje, e thashë që fakti që po diskutohet kjo punë është problem i qeverisë. Sepse në një situatë normale, kjo s’do të duhej të diskutohej”, ka thënë ai.

Si ka thënë Krasniqi, të kesh problem me qeverinë në një situatë kur kemi krizë ekonomike në thellim e sipër, me një rënie që mund të jetë deri në 10 për qind të GDP-së këtë vit, me shumë paqartësi në vitin 2021, ekonomikisht të jashtëzakonshme. Por, unë frikësohem që vala e dytë e pandemisë mund të jetë jashtëzakonisht e rënduar dhe me dëme të mëdha në kuptimin shëndetësor, me sfidat që shfaqen në aspektin ndërkombëtar; dhe kur i ke të gjitha këto, realisht do të dëshironim të kishim një qeveri stabile”, ka thënë ai.

Si ka thënë Krasniqi, partia e tij nuk ka ndonjë preferencë, duke përmendur kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti ose ish-kryeministrin, Albin Kurti.

“Këto janë çështje që ata i kanë sjellë këtu, nuk i kemi sjellë ne si PDK. Dhe do të luanim rolin tonë korrektues dhe kontrollues si opozitë”, ka thënë ai.