Fjalë Kyçe

Krasniqi thotë se PDK-ja kishte ofertë nga VV-ja e LDK-ja në kohën kur ato po bisedonin për krijimin e koalicionit

Krasniqi thotë se PDK-ja kishte ofertë nga VV-ja e LDK-ja në kohën kur ato po bisedonin për krijimin e koalicionit

Nënkryetari i Kuvendit dhe deputeti i PDK-së, Memli Krasniqi, ka folur për ofertat e mundshme që PDK ka pranuar nga LDK dhe LVV.

Krasniqi, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se LDK dhe LVV edhe kur nuk kanë mundur të arrijnë koalicion kanë dërguar mesazhe në adresë të PDK-së për bashkëpunim, përcjell Telegrafi.

“Koalicionin e arritën në fund pas një darke që kanë pasur me Borrellin prandaj edhe ky njihet si kumbara i koalicionit LDK-LVV”.

“Deri atë ditë [darka me Borrellin] ka pasur mesazhe nga të dyja palët për bashkëpunim, por qëndrimi ynë ka qenë absolut për të qëndruar në opozitë”.

Krasniqi ka thënë se ka një kredibilitet dhe nuk zbulon biseda që janë zhvilluar në konfidencialitet.