Krenare Sogojeva-Dermaku është zgjedhur komisionere për Informim në Agjencinë për Informim dhe Privatësi. Ajo mori 65 vota në një seancë që u përcoll me akuza të shumta nga opozitarët drejtuar pushtetit.
Paraprakisht, shoqëria civile dhe opozita kishin kërkuar që procesi për zgjedhjen e komisionerit për Informim të kthehet në pikën zero, pasi kandidati me më së shumti pikë në garë, Enver Bujari, sipas tyre, s’kishte ofruar dokumentin që dëshmon mbi përvojën e punës siç është kërkuar me konkurs dhe ligj.
Pasi partitë në pushtet vazhduan me votim, opozita lëshoi sallën në shenjë proteste në Kuvend.
Në procesin e vlerësimit, Sogojeva-Dërmaku kishte dalë me dyta me 63 pikë, gjashtë më pak se Bujari.
Për Sogojevën, organizatat e shoqërisë civile kanë deklaruar të mërkurën se janë në pritje të marrjes së dosjes së plotë nga Kuvendi i Kosovës.
Bujari mori 5 vota, ndërsa Edon Miftari mori një votë.