Fjalë Kyçe

Krerët e FFK-së vizituan futbollistin Hekuran Kryeziu

Krerët e FFK-së vizituan futbollistin Hekuran Kryeziu

Presidenti Agim Ademi bashkë me anëtarët e KE-së, Xhelal Broja dhe Bekim Rexhepi si dhe veprimtarin Zekirja Shahini e kanë vizituar sot në shtëpinë e tij futbollistin e Kombëtares së Kosovës, Hekuran Kryeziu, shkruan Gazeta Alo.

Ylli i Kombëtares së Kosovës ditë më parë iu nënshtrua operimit pas lëndimit të pësuar në kampionatin zviceran.

Me këtë rast, ata, i dëshiruan Hekuranit shërim të shpejtë dhe kthim sa më parë në fushën e gjelbër si në klubin e tij, Zurich ashtu edhe në Kombëtaren tonë. /Gazeta Alo