Fjalë Kyçe

Kreshnik Mahmuti, i bronztë në Maltë

Kreshnik Mahmuti, i bronztë në Maltë

Pingpongisti kosovar Kreshnik Mahmuti është treguar mjaft i suksesshëm në turneun ndërkombëtar për juniorë, i cili është mbajtur në Maltë.

Në fakt, pingpongisti i talentuar e ka fituar medaljen e bronztë në këtë kompeticion, ku tregoi formë të lartë.

Kreshniku pati një bilanc impresionues prej pesë fitoresh dhe një humbjeje.

Mahmuti pritet të ketë të ardhme të ndritur në pingpongun kosovar.