Një shef i martuar policie në Britani është pezulluar nga detyra prej një marrëdhënieje të papërshtatshme intime me një oficere të re 21 vjeçare, që ishte nën komandën e tij.
Për marrjen e vendimit hetuesit e brendshëm kishin parë mesazhet me përmbajtje seksuale te 38 vjeçarit Daniel Greenwood për oficeren e re Caitlin Howarth.
Si Greenwood edhe 21 vjeçarja Howarth, janë pezulluar nga detyra raproton e përditshmja The Sun.
Të tjerë oficerë dilnin në mbrojtje të oficerit të vjetër që punon prej shumë vitesh në polici.
Oficerja e re Howarth ka ndërkohë 10 mijë ndjekës në rrjetet sociale si Instagram dhe rregullisht poston foto ekstravagante të vetes në veshje provokuese.
Kreu rajonal i policisë John Robins pritet të japë vendimin final për çështjen.
Hetimet vazhdojnë.