Fjalë Kyçe

Krijimi i Qeverisë së re: Mustafa takon Limajn

Krijimi i Qeverisë së re: Mustafa takon Limajn

Lidhja Demokratike e Kosovës po i vazhdon bisedat për koalicion me partitë, tash kur kanë paralajmëruar se seanca mund të thirret brenda kësaj jave.

Televizioni T7 raporton se sot gjatë ditës në Kuvend të Kosovës do të mbahet takim i kreut të LDK’së, Isa Mustafës, të propozuarit për kryeministër, Avdullah Hotit me të parin e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limajn.

LDK ka bërë të ditur sot se koalicionet me partitë do të finalizohen sot, ose më së largu nesër.

Ata thanë se tashmë kanë të siguruara 64 vota, e se pas nënshkrimit të koalicionit do të dorëzojnë emrin e mandatarit.