Fjalë Kyçe

Kritika të mëdha për Ronaldon: Theu rregullat e izolimit në Portugali

Kritika të mëdha për Ronaldon: Theu rregullat e izolimit në Portugali

Cristiano Ronaldo ka ndezur një grindje pasi ka përdorur stadiumin në Madeira për të ruajtur formën e tij gjatë pandemisë së koronavirusit.

Ylli i Juventusit ka stërvitur në stadiumin kombëtar në Madeira, shtëpi kjo për klubin CD Nacional.

Por, institucionet e sigurisë janë të bindur se Cristiano Ronaldo nuk ka “asnjë leje të veçantë”, pasi të gjithëve u është thënë që të qëndrojnë në shtëpi, shkaku i shpërthimit të COVID-19.

Një zyrtar i lartë në Madeira, tha se Ronaldo nuk kishte një autorizim special për t’u stërvitur në stadium, përcjell lajmi.net.

Ai deklaroi se Ronaldo kishte të drejt të stërvitej në përputhje me rregullat e vendosura për të gjithë.

Kujtojmë se Ronaldo ishte në mesin e pak lojtarëve që Juventus lejoi të kthehen në shtëpi në mes të krizës së shkaktuar nga COVID-19.