Fjalë Kyçe

Kritikohen Xhaka dhe Shaqiri: Nga Lambo e deri tek flokët e lyera, janë larguar nga njerëzit e zakonshëm

Kritikohen Xhaka dhe Shaqiri: Nga Lambo e deri tek flokët e lyera, janë larguar nga njerëzit e zakonshëm

Futbollistët e Zvicrës, Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka, kanë marrë kritika të forta nga opinioni publik atje.

Kryeredaktori i sportit i gazetës së famshme zvicerane “Blick”, Andrea Boni, i kritikoi ata për paraqitjet e tyre, duke filluar nga vetura luksoze e Xherdan Shaqirit e deri tek lyerja e flokëve nga Granit Xhaka.

Boni tha se kjo gjeneratë e kombëtares zvicerane janë larguar nga njerëzit e zakonshë.

“Shfaqja e Lambos, bërja e tatuazhëve dhe flokët. Ky ekip kombëtar është shumë naiv. Kjo gjeneratë e lojtarëve është larguar nga baza, janë larguar nga njerëzit e zakonshëm. Është për t’u ardhur keq”.

Në ndeshjen e parë të “Euro 2020”, Zvicra ka barazuar me Uellsin 1:1.