Fjalë Kyçe

Kriza në Ukrainë, ky është veprimi i Serbisë

Kriza në Ukrainë, ky është veprimi i Serbisë

Autoritetet e Serbisë kanë porositur sasi të mëdha ushqimi në dritën e krizës Ukrainë-Rusi, bëri të ditur të premten presidenti serb.

Duke folur gjatë një debati të drejtpërdrejtë në televizionin pro-qeveritar të premten, Vuçiq tha se autoritetet porositën 30 milionë kilogramë kripë dhe një milion kilogram bizele dhe fasule, si dhe 30 milionë kilogramë miell dhe qumësht pluhur, raportoi N1, përcjell lajmi.net

“Në një kohë kur e gjithë bota pret në mënyrë histerike që diçka të ndodhë mes Rusisë dhe Ukrainës, nuk mund të pretendohet se asgjë nuk po ndodh”, tha presidenti serb.

Vuçiq ka shtuar gjithashtu se furnizimet me derivate nuk janë siguruar ende.