Fjalë Kyçe

Kroaci: Asnjë rast i ri me Covid-19, pacienti zero shkon në shtëpi

Kroaci: Asnjë rast i ri me Covid-19, pacienti zero shkon në shtëpi

Kroacia nuk ka shënuar asnjë rast të ri infektimi nga koronavirusi, deklaroi ministri vendas i Shëndetësisë, Veli Berosh.

Duke folur për Radio-Televizionin e Kroacisë, Berosh deklaroi gjithashtu se testet e tre pacientëve të parë që u konfirmuan me Covid 19 në datat 25 dhe 26 shkurt, tani kanë dalë negative. “Nëse kështu do të rezultojnë dhe analizat e tjera, brenda 48 orëve ata do të shkojnë në shtëpi”, sqaroi ministri. Kroacia numëron gjithsej 19 të infektuar dhe numri i tyre nuk ka lëvizur.

Aktualisht, në qytetin e Splitit, 28 vetë ndodhen në karantinë, ndërsa në Dubrovnik janë izoluar dhe dy të tjerë. Nga vendet e Ballkanit, aktualisht vetëm Mali i Zi dhe Kosova nuk kanë raste të regjistruara me koronavirus.