Fjalë Kyçe

Kroacia – Çekia, formacionet e mundshme

Kroacia – Çekia, formacionet e mundshme

Kroacia do ketë përball Çekinë.

Kroacia do kërkojë pikët e para në “Euro 2020” pas humbjes nga Anglia, shkruan lajmi.net.

Fakt interesant është se Kroacia kurrë në histori nuk është eliminuar në fazën e grupeve në kuadër të Kampionatit Evropian, por një rezultat jo i mirë në këtë takim do ta kualifikonte Çekinë tutje.

Selektori i Kroacisë, Zlatko Dalic, deklaroi se ka shumë gjëra për tu përmirësuar.

“Ne duhet të përmirësohemi në fazën e sulmit. Nuk do të jetë e lehtë kundër Skocisë dhe Çekisë, por unë jam optimist sepse kundër Belgjikës dhe Anglisë nuk fituam, por as nuk u poshtruam. Na duhet një fitore për të na dhënë besim në vete”, deklaroi Dalic.

“Do të shohim një Kroaci të ndryshme ndaj Çekisë, jo vetëm në taktika, por edhe me lojtarë të rinj”, përfundoi Zlatko Dalic.

Edhe selektori i Çekisë, Jaroslav Šilhavý deklaroi se vetëm kualifikimi dhe fitorja është qëllimi i Çekisë dhe ata nuk duan të jenë në këtë takim për barazim.

Formacionet e mundshme të Kombëtareve.

Croatia: Livaković; Vrsaljko, Lovren, Vida, Gvardiol; Modrić, Kovačić; Rebić, Vlašić, Perišić; Petković

Czech Republic: Vaclík; Coufal, Čelůstka, Kalas, Bořil; Král, Souček; Masopust, Darida, Jankto; Schick