Fjalë Kyçe

KRU ‘Prishtina’ me këshilla për qytetarët se si të përdorin ujin gjatë pandemisë

KRU ‘Prishtina’ me këshilla për qytetarët se si të përdorin ujin gjatë pandemisë

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka dhënë disa këshilla për përdorimin e ujit gjatë ditëve të pandemisë.

“Qëllimi i thirrjes për përdorim sa më të drejtë të ujit është i orientuar në ruajtjen e burimeve ujore për periudhat që po vijnë duke e ditë që në vendin tonë ka mungesë të theksuar të reshjeve atmosferike. Akumulacionet varen nga dy faktorë: reshjet atmosferike dhe shfrytëzimi racional i ujit nga ne”, thuhet ndër të tjerash në njoftimin e KRU “Prishtina”Përmes një njoftimi për medie, Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka dhënë disa këshilla për qytetarët se si të përdorin ujin e pijes gjatë kohës së pandemisë me COVID-19.