Fjalë Kyçe

Kryebashkiaku i Mariupolit: Mijëra banorë të qytetit u dërguan në Rusi

Kryebashkiaku i Mariupolit: Mijëra banorë të qytetit u dërguan në Rusi

Kryebashkiaku i Mariupolit thotë se disa mijëra banorë të këtij qyteti të rrethuar u dërguan në Rusi.

Në një mesazh në Telegram, Vadim Boychenko tha se disa u ridrejtuan në qytete të largëta në Rusi, ndërsa fati i të tjerëve mbetet i panjohur, raportoi BBC.

BBC deklaroi se nuk ka mundur të konfirmonte këtë pretendim.

“Ajo që po bëjnë pushtuesit sot është e njohur për brezin e vjetër, i cili pa ngjarjet e tmerrshme të Luftës së Dytë Botërore, kur nazistët i zinin peng njerëzit me forcë”, tha Boychenko.

“Është e vështirë të imagjinohet se në shekullin e 21-të, njerëzit do të dëbohen me forcë në një vend tjetër”.

Rreth 300,000 njerëz janë zënë peng në qytet, pasi ushqimet dhe furnizimet mjekësore po mbarojnë, ndërkaq që Rusia po bllokon hyrjen e ndihmave humanitare.

Sulmetruse goditën spitalin, kishën dhe blloqet e panumërta të apartamenteve, ndërkaq zyrtarët lokalë vlerësojnë se rreth 80 për qind e ndërtesave të banimit u dëmtuan ose u shkatërruan, një e treta e të cilave janë të pariparueshme.

Vendndodhja e qytetit port, në Detin Azov, është strategjike për Rusinë, pasi do ta ndihmonte atë të krijonte një korridor tokësor midis rajoneve lindore të Donetsk dhe Luhansk, të kontrolluara nga separatistët e mbështetur nga Rusia, si dhe Krimesë, një gadishull që ajo aneksoi në 2014./REL