Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar sot djelmoshat e skuadrës së Bad News Eagles.
Skuadra kosovare përmes një postimi në faqen zyrtare në “Instagram”, e falënderuar Kurtin për vizitën.
“Sot ishte një ditë e veçantë. U nderuam me prezencën e kryeministrit të Kosovës. Ne patëm disa nga bisedat më të mahnitshme se si të përmirësojmë esports në rajonin tonë. Faleminderit Albin Kurti për këtë ditë”, thuhet në postimin e BNE-së.