Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka vendosur që të enjten të mbahet seancë e re.
Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, ka thënë se të enjten do të mbahet seancë me pikat e papërfunduara.
Këtë e ka bërë të ditur ajo pas mbledhjes së Kryesisë.
Ndërkaq, në ora 11:00 do të mbahet seancë e re, ku në rend dite janë edhe dy interpelanca të kryeministrit Avdulah Hoti.
“Në seancën që do të mbahet të enjten do të vazhdojmë me votimin e pikave që nuk ka pasur kuorum. Ndërkaq në ora 11:00, do të mbahet seancë e re, ku do të jenë disa projektligje, votime të fshehta”, tha Osmani.