Fjalë Kyçe

Kryeministri Hoti tregon se për çka po shkon të bisedojë me Serbinë në Uashington

Kryeministri Hoti tregon se për çka po shkon të bisedojë me Serbinë në Uashington

Kryeministri Avdullah Hoti ka bërë të ditura temat të cilat do të bisedohen nesër në takimin me partnerët e koalicionit i cili do të mbahet nga ora 15:00.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se bashkë me kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj dhe atë të Nismës, Fatmir Limaj, do të bisedohet për zhvillimet e deritashme në procesin e dialogut dhe pritjet për takimin e Washingtonit.

Ai tutje ka njoftuar se temë do të jenë edhe çështje të tjera në funksion të realizimit të programit qeverisës të dakorduar me të gjithë partnerët e koalicionit

Ndërkaq tutje ka bërë të ditur se do të takojë edhe ministrat përkatës dhe kryetarët e komunave për të biseduar për menaxhimin e pandemisë.

“Në orën 11, bashkë me ministrat përkatës, takohem me të gjithë Kryetarët e Komunave për tu dakorduar me ta për mbështetjen financiare të Qeverisë ndaj komunave për menaxhimin e pandemisë, përgatitjet për fillimin e mësimit dhe analizimin e efektit të masave mbrojtëse ndaj covid-19”, ka thënë ai.