Fjalë Kyçe

Kryeministri uron shtetin gjerman për Ditën e Bashkimit

Kryeministri uron shtetin gjerman për Ditën e Bashkimit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar shtetin e Gjermanisë për Ditën e Bashkimit.

Kurti përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se rënia e Murit të Berlinit krijoi një moment lirie dhe entuziazmi, jo vetëm në Gjermani, por gjithandej botës, në mënyrë të veçantë te ne shqiptarët.

“Më 3 tetor 1990 flamuri gjerman valoi i lirë në Sheshin e Republikës në Berlin. Aty valon dhe sot. Qytetarët gjermanë morën frymë të lirë, pa murin e Berlinit, pa kufirin dhe ideologjinë që i ndante. Rënia e Murit të Berlinit krijoi një moment lirie dhe entuziazmi, jo vetëm në Gjermani, por gjithandej botës, në mënyrë të veçantë te ne shqiptarët. Në këtë ditë kombi gjerman e zuri vendin e vet të merituar në Evropë, Evropa e theu murin ndarës ideologjik, kurse bota i dha fund Luftës së Ftohtë.”, ka shkruar kryeministri.