Fjalë Kyçe

Konstituohet kuvendi – Glauk Konjufca, kryetar

Konstituohet kuvendi – Glauk Konjufca, kryetar

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, është zgjedhur kryetar i Kuvendit të Kosovës. Ai është zgjedhur në këtë pozitë në seancën konstituive me 75 vota për, 27 kundër dhe 6 abstenime.

Kuvendi ka zgjedhur në postet e nënkryetarëve, Arbërie Nagavcin nga Lëvizja Vetëvendosje, Kujtim Shalën nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Memli Krasniqin nga Partia Demokratike e Kosovës. Kurse nga komunitetet, Sllavko Simiq nga Lista Serbe dhe Fikrim Damka nga komuniteti turk u zgjodhën po ashtu në pozitat e nënkryetarit të Kuvendit. Me zgjedhjen e kryetarit dhe pesë nënkryetarëve ka përfunduar procedura e konstituimit të Kuvendit të Kosovës.

Seanca konstituive është drejtuar nga deputeti më i vjetër, Jahja Koka dhe deputetja më e re, Fjolla Ujkani, të dy deputetë nga Lëvizja Vetëvendosje.

Në fillim të seancës është formuar Komisioni i përkohshëm për verifikimin e mandatit të deputetëve. Pasi që ky komision verifikoi mandatet, deputetët e rinj bën betimin sipas ligjit dhe Kushtetutës.

Glauk Konjufca ka folur për herë të parë pas zgjedhjes si kryetar i parlamentit të Kosovës.

Konjufca i ka falendërur edhe qytetarët për besimin derisa ka njoftuar për mbylljen e punimeve të seancës.

“Mirëupafshim në seancës e radhës që sapo ta caktojëm do të njoftoheni me kohë”, ka thënë ai.