Një ngjarje tragjike ka tronditur të dielën Prishtinën, ku një person u ther për vdekje nga vëllai i tij.
Lidhur me këtë rast, kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi në një prononcim për Telegrafin ka bërë të ditur se i dyshuari është me të meta psikike.
“Vëllai e ka therë me thikë vëllain. I dyshuari është me të meta psikike”, ka thënë Gashi.
Ai ka shtuar se Prokurorja ka dalë në vendin e ngjarjes, dhe se aktualisht rasti ndodhet në fazën e hetimit.
Ndryshe mbrëmë policia bëri të ditur se deri tek rasti tragjik ka ardhur si pasojë e një mosmarrëveshje mes dy personave.
“Ekipi shëndetësor ka konstatuar se viktima nuk ka shenja jete”, tha Hoxha.
Ndërkaq personi që theri për vdekje vëllain, është duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), pasi që i njëjti ka pësuar gjithashtu lëndime.