Fjalë Kyçe

Kryeprokurori tregon fjalët që tha i biri i dorasit

Kryeprokurori tregon fjalët që tha i biri i dorasit

Djali i dorasit Hasan Krasniqi, Kreshniku i ka thënë kryeprokurorit Imer Beka se i ati kontrollohej shpesh në psikiatri.

Kryeprokurori Imer Beka para pak çastesh dha detaje rreth vrasjes së trefishtë në Prishtinë.

Ai ka bërë të ditur se nuk i kanë të qarta motivet e vrasjes, por që konfirmoi se dorasi kishte probleme mendore, transmeton Gazeta Metro.

“Motivet ende nuk keni mundur me i marrë siç duhet, vetëm dimë se personi që e ka bërë këtë vepër ka qenë me probleme psikike ose mendore, sipas djalit të tij shpesh herë është kontrolluar në psikiatri”, ka thënë Beka.

Vrasja e trefishtë ka ndodhur sot rreth orës 14:00 në lagjen Dardani, kryefamiljari kishte vrarë bashkëshorten, nuse e djalit dhe më pas veten.

Trupat e pajetë janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për të hetuar rastin me tutje.