Fjalë Kyçe

Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Vushtrrisë i bashkohet Vetëvendosjes

Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Vushtrrisë i bashkohet Vetëvendosjes

Lideri i VV-së, Albin Kurti, përmes një postimi të bërë në FB ka njoftuar për aderimin e ri.

Nasuf Aliu, kryesuesi i kuvendit komunal të Vushtrrisë dhe anëtari i kryesisë së degës së AKR-së në këtë komunë, sot është anëtarësuar në Lëvizjen VETËVENDOSJE.

Ky është postimi i Kurtit:

!. Nasufi është në përfundim të studimeve të nivelit master në drejtimin marketing dhe menaxhim biznesi në kolegjin AAB, ndërsa studimet e nivelit bachelor i ka përfunduar në drejtimin banka, financa dhe kontabilitet në Universitetin e Prishtinës. Në të kaluarën ka qenë drejtor për zhvillim ekonomik dhe bujqësi në Mitrovicë, drejtor për ekonomi, bujqësi dhe zhvillim rural në Vushtrri, dhe anëtar në KQZ. Me Nasufin, në Lëvizje erdhi edhe drejtori për mbrojtje dhë shpëtim në Vushtrri, i cili gjithashtu është anëtar i kryesisë së degës së AKR-së në Vushtrri, Bajrush Kosumi. Bajrushi ka përfunduar studimet në Kolegjin Universum, në drejtimin administratë publike, marrëdhënie ndërkombëtare dhe studime evropiane. Nasufi e Bajrushi kanë vendosur të punojnë drejt zhvillimit të vendit e për mirëqenien e qytetarëve bashkë me krejt ne.